Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje kryeson bindshëm me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta
Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohhshme parlamentare, në Kosovë, ka nisur edhe procesi i numërimit.
Me 55.85 për qind të votave të numëruara deri më tani, garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë e kryeson Lëvizja Vetëvendosja.
Sipas KQZ-së, LVV-ja kryeson me 50,24 qind të votave.
E dyta është PDK-ja me 20,00 për qind, ndjekur nga LDK-ja me 14,16 për qind. Bazuar në këto të dhëna, AAK-ja ka fituar 6,57% për qind të votave.
Komisioni Qendror Zgjedhjeve ka nisur edhe publikimin e rezultateve;
Ndiqni live REZULTATET
Lëvizja Vetëvendosje (VV) 50,24 % – 257,390 Vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 20,00 % – 102,460 Vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 14,16 % – 72,566 Vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6,57 % – 33,659 Vota Vota
Lista Srpska 3,10% – 15,866 Vota
Nisma Socialdemokrate-NISMA 1,56 % – 7,991 Vota
© BalkanWeb