Zgjedhjet në Kosovë/ Ben Andoni: Qeveria e ardhshme duhet të tregojë fleksibilitet maksimal. Faktori ndërkombëtar…
Analisti Ben Andoni në një intervistë në “News24”, foli për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Gjatë intervistës, ai theksoi se për Kosovën është domosdoshmëri që të ketë një qeveri, që të mos sjellë ngërç politik dhe të tregojë fleksibiliteti maksimal.
Ai gjithashtu vendosi rëndësinë tek marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët, duke thënë se faktori ndërkombëtar është treguar i ashpër me Kosovën.
Analisti Andoni nënvizoi se që qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të ketë një gjuhë më të mirë bashkëpunimi me qeverinë e Tiranës
“Ka pasur një apati sot të daljes, në orët e para dalja ka qenë shumë e vogël. Më pas gjatë orës së drekës është shtuar. Por mendoj që ajo që pritej nuk ka ndodhur. Qytetarët kosovarë që kanë ikur nga Kosova dhe kanë shkuar në vende të tjera nuk mund të votojnë sepse janë rezident. Vetëvendosje ka shfrytëzuar këtë datë për të pasur më shumë mbështetjen e Diasporës. Sepse kanë llogaritur që një pjesë e qytetarëve të Kosovës, presin fundvitin. Por në orët në vazhdon do të shohim ecurinë. PDK me gjasë do dalë parti e dytë ka treguar se nuk do ketë vija të kuqe sa i përket aleancave pos zgjedhore. Uroj që vetëvendosje të jetë e kujdesshme dhe nuk do i ofendojë kundërshtarët e vet, por është shumë evident edhe skenari tjetër që partitë e tjera të formojnë një qeveri me bazë të gjerë. Për mendimin tim nuk është keq që të afrohet Lista Serbska”, tha ai.
© BalkanWeb