“Xhaçka – Gaçi” mbyllet dosja/ Nuk do hetohen. Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Belerit
schedule18:21 – 19 Nëntor, 2025
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Fredi Belerit, për hetimin ndaj ish ministres së Jashtëm Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të tij Aran Gaçi, lidhur me tjetërsimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën u mor statusi i investitorit strategjik.
Më herët edhe Prokuroria e Posaçme SPAK, vendosi dy herë mosfillimin e procedimit penal. Por Gjykata e Shkallës së Parë muajin shkurt urdhëroi SPAK që të hetonte mbi kallëzimin e Fredi Belerit pasi mund të kishte elemente për konsumim të veprave penale të shpërdorimit të detyrë dhe konfliktit te interesit.
SPAK nuk u pajtua me këtë vendimmarrje të shkallës së parë dhe iu drejtua Apelit Antikorrupsion, ku kjo e fundit në muajin Maj të këtij viti, ndryshe nga Shkalla e Parë i dha të drejtë prokurorisë se posaçme për mos fillim hetimesh.
Tashmë Shkalla e Tretë me relator Sokol Binaj dhe anëtar Ilir Panda e Sandër Simoni në seancën gjyqësore të të hënës, la në fuqi vendimin e Apelit, pra që çifti Xhaçka-Gaçi të mos hetohen.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
