“Pa dialog nuk ka qeveri”, Abazi: Kurti të mendojë për krizën që po shkakton. Lojërat e tij, kosto për ekonominë
schedule17:25 – 19 Nëntor, 2025
KOSOVË- Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News tha se pa dialog nuk ka se si të ketë qeveri.
Ndërsa shtoi se moszgjidhja e ngërçit në Kosovë është në dëm të qytetarëve dhe sjell një krizë institucionale si edhe ekonomike.
“Nuk mund të mashtrojnë për të votuar një kandidat që është një zëvendësim i përkohshëm i Kurtit. Edhe për Presidenten ka qenë e ditur që po bën një shkelje”, u shpreh ai.
Më tej gjatë intervistës tha se është humbur shumë kohë për të garantuar institucione, duke bërë përgjegjës Albin Kurtin, për këtë krizë.
“Më vjen keq për zonjën Osmani që ka rënë në lojën e Kurtit për qëllime të tyre. Nuk duhet të vëmë në pikëpyetje çështjen e organizimit të zgjedhjeve demokratike që sovrani të thotë fjalën e fundit. Mund të them se pavarësisht fjalimeve nga ana e Kurtit faji bie mbi të, për lojërat që ka bërë”, tha mes të tjerash ai, duke shtuar: “Argumenti i Kurtit se Kosova po humb fonde të BE është gënjeshtër e pastër sepse Kosova është nën sanksione. Nuk mundet kjo qeveri të bëjë lëvrimin e fondeve përderisa është nën sanksione. Pra tentimi që të krijojë mjegull se Kosova po humb është thjesht një lojë e tyre”.
/abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

