VIDEO/ Ukraina pretendon se ka goditur nj fabrik ruse t raketave
Ushtria ukrainase njoftoi ditën e sotme se ka goditur një fabrikë ruse që prodhon pajisje navigimi dhe pjesë të tjera për raketat cruise dhe raketat balistike.
Ndërsa në nivel diplomatik duket se ka përparim të konsiderueshëm për përfundimin e luftës Rusia-Ukrainë, në terren sulmet nga të dyja palët vazhdojnë pa ndërprerje.
Ushtria ukrainase bëri të ditur se objektivi ishte fabrika e pajisjeve për raketa “VNIIR-Progress” në qytetin Cheboksary, në rajonin rus të Chuvashia. Fabrika prodhon, mes të tjerash, “njësi të tipit Kometa, që përdoren në dronët kamikazë Shahed, si dhe në sistemet raketore Iskander-M dhe Kalibr,” sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm.
Sipas burimeve ushtarake ukrainase, goditja shkaktoi një zjarr në objektet e fabrikës. Guvernatori i Republikës së Chuvashia, Oleg Nikolaev, i cituar nga BBC, deklaroi më parë se Cheboksary ishte sulmuar nga dronë ukrainas.
Ai tha se dy ndërtesa banimi u dëmtuan dhe dy persona u plagosën, pa përmendur ndonjë goditje në fabrikë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb