Vlora pa ujë prej disa ditësh, pajisja e importuar nga Turqia niset drejt qytetit bregdetar
Pajisja e re që pritet të vendoset në rrjetin e ujësjellësit të qytetit të Vlorës ka mbërritur nga Turqia dhe është nisur drejt qytetit bregdetar.
Sipas informacionit që përcjell gazetari i Neës24, Enrik Mehmeti, ekspertë të agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve e kanë marrë në dorëzim pajisjen dhe është transportuar drejt Vlorës.
Kjo pajsje prite të vendoset në vend të asaj që u dëmtua e cila shkaktoi dhe mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 5 ditë.
Sipas AKUK problematika ka ndodhur mesnatën e datës 25 dhjetor dhe pritet që këtë të hënë në orën 17:00 pritet të mbërrije nga Stambolli pjesa e dëmtuar që shkaktoi mungesën e ujit.
Deri në fund të ditës sipas AKUK parashikohet përfundimi i riparimit të avarisë dhe pritet të nise furnizimi i qytetit me ujë.
Deri më tani vetëm një pompë po furnizon zonën e Lungomares ndërkohë pjesa tjetër e qytetit po furnizohet me autobote. Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njoftoi qytetarët se uji i autoboteve mund të përdoret vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum.
© BalkanWeb