Oklahoma ruan kryesimin në NBA, fitore jashtë fushe për Phoenix, Bucks e Cleveland
30 Dhjetor 2025
8:53
Telesport
Milwaukee arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundure 123-113 Charlotte. Tri lojtarë të Bucks realizuan mbi 20 pikë, duke i dhënë fitoren skuadrës mike. Jashtë fushe fiton edhe Phoenix, që mundi 115-101 Washington, ku vendimtar ishin Brooks me 26 pikë e Gillespie me 25 pikë.
Pas një loje spektakolare, skuadra e Miami mundi 147-123 Denver. Tetë lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë, ku u dalla Powell me 25 pikë. Zhgënjen ekipi i Chicago, që u mund thellë 136-101 në shtëpinë e tij nga Minnesota. Naz Reid me 33 pikë ishte lider në fushë për miqtë.
Kampionët e Oklahoma mbeten skuadra më e mirë në NBA, duke mposhtur sot 140-129 Atlanta. Alexander Shai me 39 pikë ishte vendimtar për vendasit. Skuadra e Cleveland arrin të triumfojë 113-101 në fushën e San Antonio (Jarrett Allen 27 pikë), ndërsa Portland mundi 125-122 Dallas (Avdija 27 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Milwaukee, 113-123
Washington – Phoenix, 101-115
Brooklyn – Golden State, 107-120
Miami – Denver, 147-123
Toronto – Orlando, 107-106
Chicago – Minnesota, 101-136
Houston – Indiana, 126-119
New Orleans – New York, 125-130
Oklahoma – Atlanta, 140-129
San Antonio – Cleveland, 101-113
Portland – Dallas, 125-122