Sulmuesi i Atleticos kalon te Barcelona? Flet presidenti i Los Colchoneros
Sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez është përfolur për një kalim te Barcelona. Për këtë temë ka folur së fundmi, Presidenti i klubit madrilen, Enrique Cerezo foli së fundmi për këtë temë.
“Ideja se Julian Alvarez është i mbrojtur është diçka që e keni trilluar ju. Julian ka një kontratë dhe duhet ta përmbushë atë, si të gjithë të tjerët”.
“Julian është një lojtar që ne e duam dhe ai dëshiron të qëndrojë këtu, ndaj çfarë lloj sigurie më shumë i duhet?”.
“Ai ka qenë me ne për një vit dhe ka edhe pesë ose gjashtë të tjerë përpara. Nuk jemi të hapur për të negociuar për Julianin apo për ndonjë lojtar tjetër”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb