Infantino shpall “revolucionin” e pozicionit jashtë loje, ja si pritet të ndryshojë rregulli përkatës
30 Dhjetor 2025
12:07
Alfred Lleshi
Ndryshimi i rregullit të pozicionit jashtë loje (offside) për të favorizuar sulmuesit është sërish në qendër të vëmendjes së FIFA-s. Gianni Infantino e ka shpalosur vizionin e tij mbi këtë çështje gjatë “World Sport Summit” në Dubai:
“Vite më parë futëm VAR-in për ta bërë futbollin më të drejtë, duke i dhënë arbitrit mundësinë të korrigjojë një gabim që miliona njerëz në shtëpi apo edhe në stadium mund ta shohin. Po e përmirësojmë gjithnjë e më shumë VAR-in me teknologji të avancuar për t’i ndihmuar arbitrat të marrin vendimin e duhur. Vazhdimisht shqyrtojmë rregullat për ta bërë lojën më ofensive dhe më tërheqëse”.
Infantino u rikthye te ideja e ndryshimit të “offside”: “Ndoshta në të ardhmen, për të qenë pozicion jashtë loje, sulmuesi duhet të jetë me gjithë trupin përpara mbrojtësit”.
Pra, faulli do të sinjalizohet vetëm kur sulmuesi është plotësisht përpara kundërshtarit. Ai shtoi gjithashtu se po vlerësohen masa për të shmangur humbjet e kohës dhe reduktuar ndërprerjet e lojës.