“Nuk ka ende asnjë indikacion se është e përgatitur për të negociuar”/ Kaja Kallas: Presioni ndaj Rusisë duhet shtuar
Kryediplomatja e BE, Kaja Kallas bëri sërish thirrje për të shtuar presionin ndaj Rusisë. Qëllimi sipas saj është që ta vendosë Moskën në një pozicion më negociues.
“Ende duhet të kalojë nga një situatë ku Rusia pretendon se po negocion, në një situatë ku duhet të negociojë”, u shpreh ajo. Kajas gjithashtu nënvizoi se nuk ende asnjë indikacion se Rusia është e përgatitur për t’u dakordësuar për një armëpushim.
“Ofensiva e Rusisë gjatë verës dështoi. Sanksionet e SHBA-së dhe BE-së kanë një ndikim të madh në ekonominë ruse”, tha ajo, duke shtuar se ekonomia dhe të ardhurat e Moskës nga energjia po tkurreshin.
“Rusia po humbet para dhe trupa. Nëse Rusia do të mund ta pushtonte Ukrainën ushtarakisht, do ta kishte bërë tashmë këtë deri tani”, tha Kallas.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb