Juela ka bërë një rrëfim tronditës në “Big Brother VIP”, për vrasjen e partnerit dhe motrës së tij.
Në lot ajo ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja, teksa ka qenë momenti tronditës që i ka dhënë goditje të fortë në jetë.
Banorja deklaroi se nuk e ka dashur më jetën pas vrasjes së njerëzve të saj të dashur, teksa ka shtuar se familjarët e kanë ruajtur gjatë gjithë kohës për të mos e lejuar t’i bëjë keq vetes.
“Besoj që ia kam dalë në jetë pavarësisht vështirësive që kam kaluar në jetë. Jam e bindur që jeta do të më përplasë përsëri, gjëra të bukura gjëra të vështira.
Familja ime jeton në Milano, kemi 21 vite atje. Kam tre motra të mrekullueshme, me dy prindër që lanë jetën e tyre për të na dhënë shkollimin e duhur neve. Babi është një burrë shumë i fortë, ai është rritur edhe jetim, mbase dashuria e madhe që ka për femrën si një figurë që duhet mbrojtur.
Dua vërtetë të bëj krenare familjen time, me gjithë shpirt.
Dashuria me Ledin ishte që ne kuptoheshim pa folur. Dashuria zgjati tre vite e gjysëm, deri në vitin 2020. Kishte një merak për motrën së bashku me tre vajzat e saj. Ai erdhi në Shqipëri, për të rregulluar situatën.
Ledi e donte motrën dhe donte t’i mundësonte një jetë më të mirë në Itali pas ndarjes nga burri, e po përpiqej t’i bënte letrat.
Një ditë motra e Ledit kishte mbyllur turnin dhe ai po e priste për tu kthyer në shtëpi, por ishte hera e parë që pasi më shkroi nuk më hapi më telefonin.
Kam marrë mamin e Ledit në telefon dhe ma ka hapur telefonin vajza e madhe e motrës së Ledit, më tha nëna po ulëret në oborr, kanë vrarë dajën dhe mamin. Kam nisur të ulëras.