Amorim i zhgënjyer: Luftuam por na mungoi kreativiteti, nuk është kjo skuadra që prisja
31 Dhjetor 2025
8:31
Telesport
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, nuk e ka pritur mirë barazimin 1-1 që “djajtë e kuq” arritën në fushën e tyre ndaj Wolves. Një ndeshje e dobët për skuadrën e United, që humbi një shans të mirë në “Old Trafford”.
“Ne luftuam gjatë gjithë ndeshjes. Na mungoi kreativiteti, por e dinim se do të ishte një ndeshje e ndryshme krahasuar me Newcastle”, tha Ruben Amorim.
Më tej, portugezi tha: “Kishim edhe një energji të ndryshme gjatë ndeshjes. Patëm rastet tona, por rrjedhshmëria nuk ishte aty sepse ka mungesë lidhjesh”.
“Loja ishte krejtësisht e ndryshme nga ajo e fundit. Kishim më shumë lojtarë pas topit dhe kur ke më shumë lojtarë pas topit duhet të punosh më shumë, të kesh më shumë imagjinatë për ta luajtur ndeshjen në një mënyrë të ndryshme. Na mungonte ajo cilësi”, tha Amorim.
“Lojtarët u përpoqën. Nuk luajtëm mirë dhe kur nuk luan mirë me topin, lufton edhe pa top. Duhet të rikuperohemi dhe të shkojmë në ndeshjen tjetër“, përfundoi Amorim.