Berisha në SPAK për 21 janarin/ Karamuço tregon detaje: Po bëhet një hetim kompleks, po shqyrtohen…
Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve të rihapura për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë për “Real Story”, ka bërë të ditur se hetimi i ri po fokusohet në elementë që nuk janë trajtuar më parë nga drejtësia.
Eksperti shtoi se Prokurori Shehu po kryen një hetim kompleks, duke nisur nga çështja e “syrit të nxirë” të Andrea Prendit, një detaj që sipas tij lidhet me mundësinë e shantazheve apo presioneve të jashtme për të dhënë urdhra për të qëlluar ndaj protestuesve.
Një tjetër pikë kyçe, sipas Karamuços, është dëmtimi mekanik i plumbit të nxjerrë nga koka e një prej viktimave.
Në fokus është edhe fshirja e serverëve, e cila siç thekson eksperti nuk ka qenë në administrim të Gardës së Republikës, por të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Sipas tij, ekziston një hierarki urdhrash që shkon deri te inxhinierët e IT, të cilët janë pyetur dhe mund të rithirren sërish.
“Linja e mbrojtës do të ecë me idenë që këto janë të gjykuara, por për dy viktima jo. Nuk është gjykuar dhe nuk është akuzuar askush dhe ato kanë ngelur aty, deri në një moment deri sa filli dhe u riaktizuave kjo dosje, u riaktivizua dosje për të parë a ka urdhra në mënyrë vertikale të zinxhirit komandues të gardës apo ka një shtysë tjetër dhe për këtë po bëhet një hetim kompleks nga ana e prokurorit Shehu, duke filluar nga syri i nxirë, sepse ka të bëjë me diçka tjetër atë ka shantazhuar ndonjë person i tretë, që ti të japësh urdhër për të qëlluan mbi protestuesit ose jo. Po hetohen këto detaje. E dyta pse është dëmtuar plumbi, ai plumb që u hoqën nga koka e të ndjerit në Turqi.
Është dëmtim mekanik. Nuk e prodhon as arma dhe rikosheti. Kush ka qenë brenda kryeministrisë, Pra përveç zyrtarëve dhe gardës, ka pasur njeri tjetër, çfarë roli kanë patur ata. Fshirja e serverëve, nuk kanë qenë kurrë në administrimin e Gardës, por nën administrimin e sekretari të përgjithshëm të këshillit të ministrave. Ai jepte urdhra dhe ka një hierarki deri te inxhinieret e IT, të cilët janë pyetur dhe mund të pyeten sërish.”, tha ai.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

