Pak kohë pas sulmit në Bondi Beach, “blindohet” Sydney, 2.500 efektivë të armatosur në gatishmëri për festimet e ndërrimit të viteve
Bregu lindor i Australisë është ndër të parët që festojnë ndërijmin e viteve.
BBC raporton se pas sulmit në Bondi Beach, në Sydney shihet një numër i shtuar forcash police të ciolët patrullojnë rrugët, në përpjekje për të siguruar qetësi dhe stabilitet.
Disa oficerë mund të shihen duke mbajtur armë të cilësisë së lartë si pjesë e masave të shtuara të sigurisë pas sulmit, i cili shënjestroi komunitetin hebre të Australisë dhe vrau 15 persona. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në vend që nga viti 1996.
Policia e Uellsit të Ri Jugor (NSW) thotë se më shumë se 2,500 policë do të jenë në detyrë sonte, shumë prej të cilëve të armatosur.
Përpara festimeve, Kryeministri i NSË-së, Chris Minns, tha se policia do të ishte “në numër të madh, në disa raste duke mbajtur armë zjarri që nuk i keni parë më parë”.
© BalkanWeb