Marrëveshja Meloni-Rama, Rago: Nga e thëna në të bërë është një det i tërë…
schedule22:28 – 19 Nëntor, 2025
TIRANË- Paolo Rago, italian që jeton prej vitesh në Shqipëri, është pedagog në një universitet privat në Shqipëri. Për emisionin “Të Gjitha Rrugët të Çojnë në Romë”, ai tha se krahas studentëve shqiptarë, në universitetin ku ai jep mësim në Tiranë, 40% e studentëve janë italianë dhe jetojnë në Shqipëri.
“Nuk kam dëgjuar asnjë shqetësim nga studentët e mi për jetesën e tyre këtu. Mbledhjen e dy qeverive e ndoqa nga televizioni. Takimi Rama Meloni, jam i bindur se do të zhvillojë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tashmë mjaft të mira.
Nuk mund të them nëse është mbledhje e vonuar apo jo, marrëveshjet e firmosura tani janë diçka e re. pasuron akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendet.
Vura re se gjatë mbledhjes nuk kishte as përkthyes sepse z.Rama italishten e flet goxha mirë.
E gjykoj shumë pozitive si mbledhje, sa i përket marrëveshjeve kjo do shihet me kalimin e kohës, por janë disa argumente mjaft interesante. Shumë marrëveshje janë firmosur edhe më parë, për fat të keq jo të gjitha janë zbatuar, të shohim si do të bëhet” -thotë ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

