Bullgaria hyn zyrtarisht në Eurozonë, guvernatori i bankës kombëtare bullgare: Ndryshimi financiar, mesazh politik e shoqëror
Bullgaria ka hyrë sot në eurozonë, duke adoptuar zyrtarisht euron si monedhë kombëtare, një hap historik që kombinon përkatësinë evropiane me ruajtjen e identitetit kombëtar.
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitar Radev, tha se euro nuk është vetëm një ndryshim financiar, por edhe një mesazh politik dhe shoqëror. Ai theksoi se leva, simbol i historisë bullgare, nuk zhduket, por përfaqëson trashëgimi kombëtare së bashku me monedhat evropiane.
© BalkanWeb