Detroit mbron kreun në Lindje, fitore jashtë fushe për Boston, Houston, Miami e Philadelphia
2 Janar 2026
9:41
Telesport
Detroit mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në NBA pavarësisht humbjes 118-112 ndaj Miami në shtëpi. Ndeshje me rivalitet, ku për miqtë nga Florida u dallua Powell me 36 pikë, ndërsa 31 pikët e Cunningham mbetën për statistikë.
Jashtë fushe fiton edhe Houston, që mposhti 120-96 Brooklyn. Të gjithë titullarët e Nets realizuan mbi 14 pikë. Mirë u paraqit edhe Philadelphia, që falë 34 pikëve e 11 rebound të Tyrese Maxey, triumfoi 123-108 në fushën e Dallas.
Nuk zhgënjen skuadra e Clippers, që korri fitoren e gjashtë radhazi, duke mundur 118-101 Utah Jazz. Për vendasit u dallua Kawhi Leonard me 45 pikë. Fiton edhe Boston, 120-106 ndaj Sacramento, ndeshje ku diferencën e bëri Brown me 29 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Brooklyn – Houston, 96-120
Detroit – Miami, 112-118
Dallas – Philadelphia, 108-123
Sacramento – Boston, 106-120
Clippers – Utah Jazz, 118-101