Akull në aksin Librazhd–Qafë Thanë/ Policia apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me zinxhirë
Temperaturat e ulëta kanë sjellë prezencë të akullit në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, veçanërisht në zonën e Dragostunjës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Autoritetet këshillojnë drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me zinxhirë, pasi kushtet e rrugës janë të rrezikshme.
Policia Rrugore ndodhet në terren, për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë mjeteve që mund të bllokohen si pasojë e akullit.
Aktualisht, qarkullimi vijon me lëvizje të ngadaltë në të dy krahët e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë.
© BalkanWeb