Protestat e fermerëve, pritet të bllokohet për rreth 3 orë aksi rrugor Kakavijë–Janinë
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët gjatë mbrëmjes.
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se protesta do të nisë në orë 19:00 deri në orë 22:00 (me orën greke)
Raportohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
© BalkanWeb