Frrok Çupi në “Real Story”: 21 Janari është krim shtetëror, SPAK duhet ta hetojë si gjenocid
schedule20:48 – 19 Nëntor, 2025
TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story”, tha se ka angazhim edhe ndërkombëtare për zbardhjen e krimit shtetëror të 21 janarit, ku katër qytetarët protestuese u qëlluan për vdekje teksa po protestonin kundër qeverisë së asaj kohe, që drejtohej nga Sali Berisha.
Ai theksoi se SPAK duhet të hetojë 21 janarin si “gjenocid”, sepse qeveria bëri ligj për të vrarë njerëz.
“Është angazhuar SHBA, është angazhuar Gjykata e Strasburgut, ka një angazhim të madh jashtë vendit më shumë se SPAK apo gjykata, përderisa në këtë rendësi që po flasim, ky fenomen dhe kjo gjë që ndodhi këtu të ndalohet menjëherë sepse kërcënon njëzimin.
Marrim gjënë më të fundit, edhe sikur gardisti ta ketë vrarë konform ligjit, qeveria është gjenocidale, sepse ka bërë një ligj që vret njerëz.
Këta njerëz janë vrarë në mënyrë joligjore. Kjo nuk ka asnjë tolerancë. SPAK duhet ta gjykojë si gjenocid, ose të paktën si vrasje e qeverisë në rrethana jashtëligjore, e cila ka shkaktuar viktima.”, tha ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!