Juventus bën goditjen më të madhe të viteve të fundit, i ofron katërfshin e rrogës për të bindur yllin e ekipit për rinovimin
2 Janar 2026
16:10
Telesport
Viti 2026 pritet të nisë me një goditje të bujshme te Juventus. Bardhezinjtë janë shumë pranë zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me Kenan Yildiz.
Duke ditur interesimin shumë të madhe të klubeve gjigante të Europës për yllin turk, rinovimi i kontratës së tij do të jetë njësoj sikur Juventus të kishte bërë një transferim të bujshëm.
Yildiz, aktualisht paguhet 1.7 milionë euro, me kontratën e re do të jetë futbollisti më i paguar te Juventus me 6 milionë euro, duke lënë pas Jonathan David me 5.5 milionë euro. Gjithashtu për turkun do të ketë dhe bonuse të tjera të shumta, gjë që e kanë shtyrë atë të pranojë rinovimin me bardhezinjtë. Zyrtrazimi i marrëveshjes është punë ditësh.