Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, goditi me thikë një 24-vjeçar, arrestohet autori
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur, por nuk ka kallëzuar në Polici.
© BalkanWeb