Moise Kean “hero”, Fiorentina merr një fitore shprese në garën për të qëndruar në Serie A (video)
4 Janar 2026
17:40
Telesport
Fiorentina e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke fituar në frymën e fundit në “Artemio Franchi”, 1-0 ndaj Cremonese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Moise Kean në minutat shtesë të pjesës së dytë, pas një topi të futur në zonë dhe një rrëmuje të krijuar aty, nga e cila përfitoi sulmuesi italian dhe dërgoi topin në rrjetë. Kean kishte vetëm pak minuta në fushë, ku u fut si zëvendësues i Gudmundsson në minutën e 85-të.
Kjo është fitorja e dytë për Fiorentinën këtë sezon, pasi mundi dy javë më parë 5-1 Udinesen. Klubi vjollcë renditet në vendin e 19-të me 12 pikë dhe fitorja e sotme mund të jetë një fije shprese për të vazhduar këtë ecuri për të siguruar qëndrimin në elitë.