Lautaro 125, barazon Higuaín. Ja argjentinasit që kanë shënuar më shumë në Serie A
5 Janar 2026
7:41
Alfred Lleshi
Lautaro Martínez shënoi sërish dhe arriti Gonzalo Higuaínin si golashënuesi i katërt më i mirë argjentinas në historinë e kampionatit Italian (Serie A). Lautaro është gjithashtu vetëm 5 gola larg podiumit, ku në vendin e tretë ndodhet një tjetër lojtar, që ende aktivizohet në Serie A. Ja renditja e plotë:
10.Diego Armando Maradona: 81 gola në 187 ndeshje
9.Diego Milito: 86 gola në 159 ndeshje
8.Rodrigo Palacio: 93 gola në 357 ndeshje
7.Abel Balbo: 117 gola në 253 ndeshje
6.Mauro Icardi: 121 gola në 219 ndeshje
5.Lautaro Martínez: 125 gola në 253 ndeshje
5.Gonzalo Higuaín: 125 gola në 224 ndeshje
3.Paulo Dybala: 130 gola në 359 ndeshje
2.Hernán Crespo: 153 gola në 340 ndeshje
1.Gabriel Batistuta: 184 gola në 318 ndeshje