Sot, Dita Botërore e Filozofisë
UNESCO kremton Ditën Botërore të Filozofisë çdo të enjte të tretë të nëntorit, duke nënvizuar vlerën e qëndrueshme të filozofisë për zhvillimin e mendimit njerëzor, për çdo kulturë dhe për çdo individ.
UNESCO thotë se, filozofia është një disiplinë frymëzuese si dhe një praktikë e përditshme që mund të transformojë shoqëritë. Duke mundësuar zbulimin e diversitetit të rrymave intelektuale në botë, filozofia stimulon dialogun ndërkulturor. Duke zgjuar mendjet për ushtrimin e të menduarit dhe përballjen e arsyetuar të opinioneve, filozofia ndihmon në ndërtimin e një shoqërie më tolerante, më të respektueshme. Kështu ndihmon për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur sfidave të mëdha bashkëkohore duke krijuar kushtet intelektuale për ndryshim.
Çdo 20 nëntor, partnerët e UNESCO-s inkurajohen të organizojnë lloje të ndryshme aktivitetesh: dialogë filozofikë, debate, konferenca, seminare, ngjarje kulturore dhe prezantime rreth temës së përgjithshme të ditës, me pjesëmarrjen e filozofëve dhe të shkencëtarëve, studentëve, përfaqësues të masmedias dhe publikut të gjerë.
UNESCO do të zhvillojë sot një takim në Paris, me prof. Ingrid Robeyns, mbi etikën e pabarazisë dhe vlerave që formësojnë shoqëritë e së ardhmes.
Ingrid Robeyns është një filozofe dhe ekonomiste belgo-holandeze e vlerësuar maksimalisht në rang akademikësh. Në leksionin e saj kryesor, prof. Ingrid Robeyns do të reflektojë mbi nevojën urgjente për të rimenduar themelet morale dhe institucionale të shoqërive tona përba
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb