Dosja “5D”/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungon Redi Molla dhe avokatët
Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “5D”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se shkak është bërë mungesa e të pandehurit Redi Molla dhe avokatëve të tij.
Molla ndodhet në arrest shtëpie për shkak të gjendjes shëndetësore.
Njeri nga avokatët mungonte për shkak të problemeve shëndetësore të nj familjari. Ndërkohë avokati tjetër kishte informuar gjykatën se s’mund të paraqitej për arsye shëndetësore.
Seanca e radhës u caktua më 10 dhjetor.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb