Sërish telashe për Manchester City, mbrojtësi titullar dëmtohet dhe do të operohet
6 Janar 2026
8:46
Telesport
Manchester City konfirmoi dëmtimin e Josko Gvardiol, që pësoi një frakturë në këmbën e djathtë gjatë barazimit 1-1 të së dielës në Premier League me Chelsea. Mbrojtësi kroat ra në tokë pas një ndërhyrjeje dhe menjëherë i kërkoi Guardiolës të zëvendësohej.
Pasi u mbajt në fushë nga stafi mjekësor, lojtari u ndihmua të dilte nga fusha. Sipas deklaratës zyrtare të klubit anglez, dëmtimi është një “frakturë tibiale në këmbën e tij të djathtë”.
Gvardiol, gjithashtu do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim. Kjo është një goditje e rëndë për Guardiol dhe City, pasi dhe Savinho pësoi një dëmtim në Sunderland.
Infermieria është përsëri e mbushur, me Stones, Oscar Bobb dhe Kovacic, të gjithë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ndërkohë, Marmoush dhe Ait-Nouri janë jashtë fushe në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Tani mbetet për t’u parë nëse City do të dëshirojë të sjellë në fushë lojtarin mbrojtës Marc Guehi, me kontratën e lojtarit anglez me Crystal Palace që skadon më 30 qershor. Tashmë është i lirë të diskutojë të ardhmen e tij me klube të tjera si transferim i lirë.