“Nuk jam njohur me aktet e dosjes!”, GJKKO shtyn gjyqin për ish-ministrin Beqaj
Gjykata e Posaçme ka shtyrë edhe një herë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi ai nuk është njohur plotësisht me aktet e dosjes. Kjo është shtyrja e radhës në procesin ndaj ish-ministrit, i cili përballet me akuza të rënda.
Seanca e radhës është caktuar për datën 11 dhjetor.
Beqaj po gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, sipas pretendimeve të Prokurorisë së Posaçme.
Gjykata pritet të vendosë në seancën e ardhshme mbi vijimin e procesit dhe kërkesat e palëve.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb