Moti i keq/ Çahet argjinatura në Tale, rrezikohen banorët e Myltes
schedule08:18 – 20 Nëntor, 2025
Lezha është përballur me probleme serioze gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi kanali kryesor kullues në Tale theu argjinaturën, duke rrezikuar banorët e Myltes. Disa banesa u rrethuan nga uji, ndërsa pati edhe përmbytje të tokave bujqësore.
Çarja e argjinaturës, e cila shërben si mbrojtje për zonën e banuar, vuri në lëvizje emergjencat civile të Lezhës, bordin e kullimit dhe ushtrinë. Në terren u dislokuan mjete të rënda dhe forca të shumta për riparimin e argjinaturës dhe për të penguar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.
Ndërhyrja ka vijuar gjatë gjithë natës dhe puna po vazhdon edhe aktualisht për të riparuar dëmin e krijuar. Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në gatishmëri nëse situata do të përkeqësohet më tej.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

