Rama: 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” të restauruara në 4K do të shfaqen së shpejti
schedule08:04 – 20 Nëntor, 2025
Kryeministri Edi Rama thotë se 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra janë restauruar në 4K.
Përmes një postimi në Facebooko, Rama shprehet se filmat, së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH.
“Mirëmëngjes dhe me kryeveprat e restauruara të kinemasë shqiptare, 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

