Lot dhe emocione/ Lionel Messi shpallet “Lojtari më i dashur në historinë e Barcelonës”
Lionel Messi ka shtuar një tjetër çmim në kabinetin e tij të pasur të trofeve, këtë herë jo për arritjet në fushë, por për lidhjen e veçantë me qytetin që e priti kur ishte 12-vjeç, Barcelonën. Ylli argjentinas u vlerësua nga revista Sport si “Lojtari më i dashur në historinë e Barcelonës”, duke pranuar nderimin në Miami përmes një videoje emocionuese që tregonte mirënjohjen e tifozëve të klubit katalanas.
38-vjeçari, i dukshëm i prekur dhe me sy të përlotur, rikujtoi ëndrrën e tij për të përfunduar karrierën te Barça, duke theksuar se, për fat të keq, nuk u realizua. Ai shtoi se gjithmonë do të kthehej të jetonte në qytetin që e adhuron si shtëpi. “Kemi kaluar shumë gjëra së bashku, momente të mira dhe të vështira. Por është shtëpia ime, vendi im, njerëzit e mi. Do të doja ta kisha kaluar gjithë karrierën time aty pa u larguar,” u shpreh Messi.
Argjentinasi nuk la pa përmendur edhe plagën e hapur nga largimi i tij, i detyruar nga vështirësitë financiare të klubit dhe pandemia e Covid-19, që e detyroi të largohej nga një stadium bosh. “Fatkeqësisht, gjërat dolën ndryshe, por gjithmonë do të kem kujtime të bukura për të gjitha momentet që ndamë. Jam mirënjohës për tifozët dhe kam një dashuri të veçantë për të gjithë,” tha Messi, duke rikthyer kujtimet e një karriere të paharrueshme te Barça.
La edad nunca es un impedimento para seguir cumpliendo sueños. Resistencia, coraje y romper con todos los límites: el Premio Valores Resiliencia Deportiva es para Carlos Soria (@RetoCarlosSoria). Entrega Aitor Moll, consejero Delegado de @Prensaiberica y Luis Martín Izquierdo,… pic.twitter.com/QLbyFpDSU9
— Diario SPORT (@sport) November 19, 2025
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb