Emrat/ 3000 euro për të favorizuar autorin e plagosjes në Dibër, GJKKO jep vendimin për tre personat
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj tre të pandehurve, mes tyre dy efektivë të Policisë Gjyqësore.
Sipas vendimit, ish-oficeri i Policisë Gjyqësore, Shuip Cami, u deklarua fajtor për korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Ai u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu reduktua në 2 vite burgim. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vjet.
Ndërkohë, Flamur Kurti u shpall fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj pas aplikimit të uljes së dënimit me 1/3. Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vendosur Kurtin në provë për 16 muaj, gjatë të cilëve ai duhet të qëndrojë në kontakt me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Në të njëjtin proces, Fluturim Bajrami u shpall i pafajshëm, pasi sipas gjykatës “fakti nuk përbën vepër penale”, lidhur me akuzën për korrupsion aktiv ndaj personave me funksione publike.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb