Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, kreu i PL mbetet në qeli
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Ilir Meta, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin.
Vendimi është bërë publik sot, duke vulosur kështu qëndrimin e ish-Presidentit të Republikës në qeli.
“Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftimin zyrtar.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb