Aksident në Lushnjë/ 70-vjeçari humb drejtimin e motoçikletës dhe rrëzohet, ndërron jetë
Aksident me vdekje në fshatin Kurtinë njësia administrative Hysgjokaj. 70 vjeçari Barjam Dingozi ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe pasi është rrëzuar ka humbur jetën.
Sipas policisë së qarkullimit rrugor i moshuari dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin mbi motoçikletën. Trupi i të ndjerit është përcjellë me ambulancë drejt morgut të spitalit të Lushnjes për ekspertizë mjeko ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
© BalkanWeb
Etiketa: