“Meta në gjendje pozitive, është i karikuar”, Haxhinasto: Ndjek zhvillimet politike nga qelia, na drejton nga atje
Deputeti i PL Edmond Haxhinasto, i ftuar në studion e News24 ka folur për situatën e Ilir Metës brenda qelisë, ku ai ndodhet prej më shumë se një viti.
Haxhinasto u shpreh se ka komunikuar me Metën dhe e ka vizituar atë edhe në qeli, ndërsa e përshkroi gjendjen e tij si pozitive dhe të karikuar.
Ai theksoi se Meta mbetet i angazhuar duke ndjekur zhvillimet politike, ndërsa izolimi sipas tij nuk ka penguar aftësinë e tij të lidershipit.
“Kam komunikuar me zotin Meta, brenda mundësive të reduktuara që kemi. E kam parë edhe në dhomat e izolimit në burg. Meta është në gjendje shumë pozitive, shumë të karikuar. Di që ka një angazhim të jashtëzakonshëm për ndjekjen e zhvillimeve politike, me mendjen e tij të mprehtë bën analizat që vetëm ai di të bëjë dhe izolimi i tij nuk është pengesë për të penguar aftësinë e tij të shquar si lider i spikatur. Na drejton nga qelia, padiskutim”, u shpreh ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb