“Me firmat e Saliut u kandidua dhe votat e Edit u miratua”/ Lapaj për Avokatin e Popullit: Mesazhi që donte të përcillte kryeministri, “po të doni…”
Në një intervistë ne emisionin “Oponencë” në News24, Adriatik Lapaj tha se kryeministri Rama është në hall sepse është kapur duke vjedhur.
Gjithashtu i pyetur për Avokatin e Popullit, Lapaj ritheksoi se nuk e njohin si institucion.
“Ai është në hall me drejtësinë është kapur duke vjedhur. Është tmerri i madh. Intelektualët e rinj duhet të marrin peshë për shoqërinë”, u shpreh ai.
Pyetje: Ke shkuar t’i bësh një raport avokatit të popullit për keqtrajtimin që të ësht bërë?
Adriatik Lapaj: Nuk e njohim atë si institucion. Për t’u bërë Avokat Popullit po ta lexosh ligjin duhet integritet i lartë moral. Dhe mashtrimi nuk është integritet.
Rama kishte 6 muaj pa shkuar në Parlament për të votuar një ligj, dhe shkoi për të votuar një njeri që deri dje i tha “hajdut” dhe mesazhi ishte që të gjithë përfundoni te unë. ‘po të doni karrierë do kaloni tek unë’. Ky qe mesazhi. E vërteta doli. Ai që deri dje u thoshte shqiptare që Saliu me Edin janë këmbët e merimangës, me firmat e Saliut i kandidua dhe me votat e Edit u votua”, tha ai.
© BalkanWeb