Situata problematike në Fushë-Krujë/ Qindra hektarë tokë të përmbytura pasi lumi Ishëm doli nga shtrati, 20 familje të izoluara nga uji
Si pasojë e reshjeve të dendura gjatë 24 orëve të fundit ka bërë që niveli i lumit Ishëm është rritur sërish gjatë natës. Niveli i ujit nëpër arat e përmbytura tashmë rreth 72 orësh të rritet. Mijëra ha tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë nën ujë, në disa fshatra të ultësirës të rrethit Krujë si: Bilaj, Merqin, Mallkuc, Miliskaj, Gramëz etj.
Gjendja vijon të përkeqësohet dhe niveli i ujit vijon të rritet pasi asnjë nga kanalet kulluese nuk e kryen funksionin, pasi kanë mbi tre dekada pa pastruar.
Banorët shprehen se askush nuk ka shkuar t’i shohë. Rreth 20 familje janë të izoluara nga uji, kryesisht në fshatin Murqinë, ku dy lagjet fundore të këtij fshati janë totalisht të rrethuara nga uji.
Rruga që lidh këto lagje me pjesën tjetër të vendit është e mbuluar me mbi 50 cm ujë, ndërsa niveli i ujit vijon të rritet.
© BalkanWeb