“Djemtë e përçarë të Amerikës”, Sokol Balla sjell duelin e “titanëve“ Noli-Konica në një libër
schedule11:12 – 20 Nëntor, 2025
“Djemtë e përçarë të Amerikës” është titulli i librit të tetë që mban autorësinë e gazetarit Sokol Balla dhe që u promovua vetëm pak ditë më parë në panairin e librit, në Tiranë. Një libër që sipas gazetarit Balla, lexohet shpejt për shkak të natyrës që ka, pak intrigë, investigim, përplasje emrash të njohur të historisë tonë, përpjekje për të zbuluar anët e tyre njerëzore.
Në një intervistë për ‘Pas Mesnatë’ në ABC News, Balla tregon edhe zanafillën e librit, që tashëm ka parë dritën e botimit, një udhëtim në Amerikë në 1994.
“Ka qënë një specializim shumë i rëndësishëm për mua, kam qenë i ri 21 vjec, nuk kisha bredhur shumë jashtë shtetit. Rruga e Amerikës I kishte të dyja, kishte Amerikën, zbulon Amerikën dhe kishte sigurisht faktin që unë dhe një koleg i imi, Andi Bejten shkonim në një gazetë në Boston, një nga më të mëdhatë në Massachusetts, pra përballesha me Amerikën por ishte edhe një sfidë shumë interesante të punoja në një gazetë amerikane dhe unë jam shumë krenar sepse në ato dy muaj kam botuar 5 artikuj, ka qenë dicka shumë intensive nga ana personale. Dhe këtu njoha më pas dicka më shumë se sa ne dinim kishën e Nolit, njihnim Nolin, kishim kontankte me Artur Liolinin dhe befas nga ajo intervistë që kam nxjerrë aty, aty pastaj lindi gjithcka ne u bëmë ‘njerëzit më të kërkuar’ të komunitetit shqiptar që jeton në Massachusetts. Kjo shënjoi më pas edhe librin ‘Djemtë e përcarë të Amerikës’, por edhe mua nga ana profesionale.
Në këtë libër ka dëshmi të mbledhura që në vitin 1994 të cilat i kam ruajtur edhe me xhelozi por edhe me kujdes, por edhe si një farë amaneti nga disa persona që kam intervistuar dhe të cilët nuk jetojnë më. Sigurisht që po, shock i parë është Amerikan, minutat e para pasi kalojmë kontrollin e pasaportave, dhe kalojmë zonën e tranzitit. Dhe më pas kur takuam përfaqësues të komunitetit të vjetër të diasporës, etja e tyre për të na treguar ishte e paparë. Ndoshta për shkak të faktit se diktatura kishte filtruar shumë informacion për figurat tona të rëndësishme. Dhe kur ata panë se nuk erdhën thjesht dy shqiptarë, por erdhën dy gazetarë ata u dyndën me informacione dhe me dëshmi personale, pasi ishin njerëz që kishin jetuar me Nolin, me Konicën. Janë informacione që një gazetar tjetër do i kishte nxjerrë menjëherë, por unë I lash të treten pak në ‘stomakun’ e kohës, por kanë qenë informacione që sa herë I kam nxjerrë kanë sjellë debate.” thotë Balla, ndërsa thekson se libri është për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për të shkuarën dhe të kenë një vështrim sa më realist.
“Ia drejtoj të gjithë shqiptarëve sepse ajo që them unë në fund të librit është që kur ti e sheh që këta janë njerëz si të gjithë ne që kanë patur difektet e tyre, dilemat e tyre, rivalitetet e tyre, dhe në fund fare kanë patur konkurencën kush e do më shumë Shqipërinë. Pra, kjo tregon që të jesh patriot nuk do të thotë të kesh ardhur nga një rracë superior, nuk është e thënë të kesh ardhur nga një zonë e caktuar e Shqipërisë, të gjithë ne mund të jemi patriot sot.” shton ai.
Në përfundim, gazetari Balla thotë se “Djemtë e përçarë të Amerikës” nuk është libri i tij i fundit.
“Një tjetër është në proces. Dua të bëj një libër që është krahasimor sërish, duke nisur nga kontaktet e mia personale nga njohuritë e mia personale, nga intervistat e mia, bisedat e mia private dhe publike me politikanë të Shqipërisë, të Kosovës, të Malit të Zi, të Maqedonisë së Veriut, ku do tentoj, do përpiqem të kuptoj se cili prej tyre është patriot dhe cili jo. E di atë shprehjen e famshme që ‘nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve’, nuk e di nëse do e arrij dot të cilësoj dikë maskara në këtë libër të ardshëm, por do të jetë një libër që do tentojë të zbulojë se sa ka ndikuar në mbijetesën e Shqipërisë, në rritjen e imazhit të saj, politikanë që janë bashkëkohës të mitë, periudhën e të cilëve unë e kam jetuar. Besoj do jetë një libër që do përfshijë katër figura, besoj Enver Hoxhën, Sali Berishën, Edi Ramën dhe Albin Kurtin”, përfundon Balla./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
