Oklahoma “shpëton” në shtesë, Spurs mposhtin Lakers, triumfojnë Denver, Detroit e Warriors
8 Janar 2026
8:18
Telesport
Kampionët e Oklahoma u rikthyen sot te fitorja pas dy humbjesh radhazi, duke mundur pas kohës shtesë Utah Jazz me shifrat 129-125. Alexander Shai me 46 pikë ishte më i miri në fushë. Fiton edhe Detroit, që falë 31 pikëve të Isaiah Stewart mundi 108-93 Chicago.
Skuadra e San Antonio mundi 107-91 Lakers në përballjen mes dy ekipeve pretendente në Perëndim. Doncic realizoi një “triple double” (38 pikë, 19 rebound, 10 asist), por që s’mjaftuan. Për Spurs, 51 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, me Jonson që realizoi 27 pikë.
Jashtë fushe fiton Denver, që mundi 114-110 Boston. Peyton Watson me 30 pikë u dallua për miqtë. Fitore të rëndësishme korri edhe Golden State, që falë 31 pikëve të Curry mundi 120-113 Milwaukee. Pa probleme fitoi Phoenix, që mundi 117-98 Memphis (Brooks 21 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – Denver, 110-114
Charlotte – Toronto, 96-97
Detroit – Chicago, 108-93
Philadelphia – Washington, 131-110
Atlanta – New Orleans, 117-100
Brooklyn – Orlando, 103-104
New York – Clippers, 123-111
Memphis – Phoenix, 98-117
Oklahoma – Utah Jazz, 129-125
San Antonio – Lakers, 107-91
Golden State – Milwaukee, 120-113
Portland – Houston, 103-102