Integrimi, Suedia: Progres fantastik/ Ambasadori Strom: Hapja e kapitujve brenda një viti, arritje për Shqipërinë
schedule11:05 – 20 Nëntor, 2025
Ambasadori i Suedisë në Shqipëri vlerësoi nga Pogradeci ritmin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke e cilësuar arritje të rëndësishme hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave.
“Progresi ka qenë fantastik deri tani. Ata i kanë hapur të gjithë kapitujt brenda një viti. Suedia është shumë e interesuar që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe Shqipëria ka një kalendar shumë ambicioz.”
Objektivi I Shqipërisë për anëtarësimin në union brenda vitit 2030 është tejet i realizueshëm sipas Suedisë pasi vendi ka mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Suedisë.
“BE-ja, Komisioni Evropian dhe Suedia e mbështesin këtë. Por i takon Shqipërisë të bëjë të gjitha reformat që nevojiten. Ne jemi këtu për të mbështetur, dhe BE është këtu për të mbështetur.”
Ambasadori i Suedisë theksoi ndër të tjera se vendi nordik do vijojë të ndihmojë Shqipërinë si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal, për të forcuar institucionet dhe demokracinë. / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

