Moti i keq, Haki Çako nga ura e Mifolit: Niveli i lumit Vjosa në pikë kritike, kemi marrë masat e nevojshme
schedule10:50 – 20 Nëntor, 2025
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ndërsa ka monitoruar situatën e krijuar nga dalja e lumit Vjosë në urën e Mifolit ka theksuar se aktualisht niveli ka arritur ne 7.1 metra mbi nivelin e detit.
Sipas Çakos, ndodhemi në situatë alerti teksa risku shtohet dhe gjithçka do të monitorohet edhe në varësi të prurjeve nga zona e jugut aty ku si në territorin shqiptar dhe në atë grek ka pasur reshje të shumta.
“Në monitorim prej 24 orësh, niveli aktualisht është në pikë alerti. Krijon risk të shtuar, jemi në varësi të prurjeve që vijnë nga Vjosa, Tepelena dhe nga Përmeti. Janë monitoruar gjatë gjithë natës, prurjet, ka pasur intensitet të lartë Vjosa në kufi me Greqinë. Ka pasur reshje shumë intensive. Ka një rënie për momentin, në matjet në Përmet dhe Tepelenë. Baseni është i tejmbushur. Mbi bazën e historikut, por edhe monitorimit nga ekspertët, pritet që të ketë një farë stabiliteti, por pika e vlimit është mbi 8, në matjen e urës. Janë marrë masa për t’iu ardhur në ndihmë banorëve, në rast evakuimi. Deri tani nuk ka banesa të prekura. Janë marrë masa, parashikimi sinoptik është se do të ketë reshje në shkallë vendi. Ka pasur problematika në Lezhë, Delvinë, Berat. Vazhdon puna për rehabilitimin e pasojave”, theksoi ai/abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!