“David ka dashur gjithmonë Juventusin, edhe në momentet më të vështira”
8 Janar 2026
10:27
Alfred Lleshi
Jonathan David dha një sinjal të fortë për botën e Juventusit, me performancën e tij, të mërkurën, në fitoren 3-0 ndaj Sassuolos. Për të thelluar temën mbi sulmuesin bardhezi, “Gazzetta dello Sport” intervistoi Jesse Marsch, trajneri i Kanadasë, për të cilën luan David.
Marsch thotë se e priste këtë reagim nga David: “E njoh mirë Jonathan, nuk isha i shqetësuar pas penalltisë së humbur ndaj Lecce dhe polemikave. E kisha parë ‘live’ në Pisa, flasim shpesh, isha i sigurt që goli i tij do të vinte shpejt. As përqafimi i të gjithëve nuk më habit, këto janë sjelljet e ekipeve të mëdha”.
Ai shtoi: “David është i lumtur te Juventusi, edhe në momentet më të vështira gjithmonë më ka thënë se donte të qëndronte aty. Tani nuk do të ndalet dhe do shënojë shumë, thjesht i duheshin disa kohë për t’u adaptuar. Pas Haaland, është sulmuesi më i mirë me të cilin kam punuar. Kam pasur edhe Nkunku, më pak goleador, por me shumë cilësi. Jam i lumtur që Milani po i jep besim”.
Për Spalletti: “Një top-trajner, shpresoj ta ndjek një stërvitje të tij në ‘Continassa’ herën tjetër që do të vij në Itali”.