FOTO/ Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës
Si pasojë e çarjes së karrexhatës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim.
Në terren ndodhen strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar po punojnë intensivisht për rritjen e sigurisë, menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen për normalizimin e këtij segmenti rrugor.
© BalkanWeb