Zjarri me përmasa të frikshme në magazinat e ‘5 Majit’, del video. Ja zanafilla se ku shpërtheu flaka që shkrumboi mbi 50 dyqane
Pamjet që shihni tregojnë zanafillën se si shpërtheu zjarri në magazinat e tregut 5 Maj në zonën e Medresesë. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb videon që tregon se ku ra zjarri, që më pas u përhap në magazina, duke shkrumbuar 50 prej tyre.
Siç shihet nga pamjet, në fillim nga një dyqan nis të dalë tym dhe më pas shpërthen flaka e fuqishme.
Kujtojmë se përgjatë gjithë natës u punua për shuarjen e flakëve, ndërkohë që disa vatra janë riaktivizuar.
© BalkanWeb