Dallas humbet në sekondat e fundit, triumfojnë Minnesota e Indiana, shtyhet Chicago-Miami
9 Janar 2026
8:19
Telesport
Tri nga 4 ndeshje të planifikuara janë luajtur sot në NBA. Sfida midis Chicago dhe Miami u shty pas një vonese prej gati dy orësh për shkak të kondensimit në fushë, e cila kishte lagështi.
Kjo erdhi për shkak se 24 orë më parë aty ishte luajtur një ndeshje hokeji (United Center është gjithashtu shtëpia e Chicago Blackhawks). Punëtorët u përpoqën ta thanin sipërfaqen duke përdorur fshesa dhe peshqirë, por pa sukses.
Në ndeshjet e tjera, Utah Jazz mposhti në sekondat e fundit 116-114 Dallas. Lauri Markkanen me 33 pikë ishte më i miri në fushë.
Fiton edhe ekipi i Minnesota, që mundi 131-133 Cleveland, ndeshje ku katër lojtarë të skuadrës vendase realizuan mbi 20 pikë. Ekipi i Indiana, falë 30 pikëve e 14 rebound të Siakam, mundi 114-112 Indiana.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Indiana, 112-114
Chicago – Miami, e shtyrë
Minnesota – Cleveland, 131-122
Utah Jazz – Dallas, 116-114