Skandali “Balluku”/ “Po të ndodhte në BE, do jepnin dorëheqje të gjithë”, Noka: Rama këshilloi edhe kryeministrin spanjoll të mos ikte
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, duke folur në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka reaguar sërish ndaj hetimeve që SPAK po kryen mbi Belinda Ballukun.
Noka deklaroi se standardet demokratike në vend janë shkelur rëndë dhe se në çdo shtet europian përgjegjësit politikë do të kishin dhënë dorëheqjen.
“Po të kishte standard demokratik, po të ndodhte në një shtet të Evropës, do jepnin dorëheqje të gjithë. Po ky nuk jep dorëheqje. Ky këshilloi edhe kryeministrin spanjoll për një rast korrupsioni të gruas, ‘mos jep dorëheqje’, i tha. Ku njeh dorëheqje ky?”, u shpreh Noka, duke iu referuar Kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se sipas tij situata e korrupsionit ka degraduar në nivele të rrezikshme, duke akuzuar qeverinë se ka krijuar një sistem të kontrolluar nga afera dhe grupe të interesit:
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb