“Janë vjedhur paratë e shqiptarëve”, Noka: Balluku vetëm një ushtare, i ka ngrënë kumbullat…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka reaguar ndaj hetimeve që SPAK po zhvillon për Belinda Ballukun.
Duke krahasuar rastin e saj me të Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt, ai u shpreh:
“Arben Ahmetaj ishte as më shumë as më pak një ushtar i Ramës, derisa ai e shpalli armik. Edhe Veliaj, kur nuk i duhej më, e burgosi. Te Balluku ndryshojnë ca gjëra, sepse ajo është një ushtare që, me sa duket, ka vepruar bashkë me Ramën dhe nuk ka ngrënë kumbulla pas shpine.”
Noka vlerësoi prokurorët e SPAK që, sipas tij, kanë treguar guxim për të hetuar këtë dosje:
“Unë i përgëzoj prokurorët që kanë guxuar të shkojnë në këtë drejtim. Janë vjedhur paratë e shqiptarëve, unë kam hallin e taksave të tyre, ku kanë shkuar. Ka individë në SPAK që përpiqen të tregojnë integritet profesional.”
Në vijim, ai shtoi se Balluku është pjesë e ngushtë e strukturës së pushtetit të kryeministrit: “Balluku është një nga ushtarët e perandorisë. Dhe kumbullat nuk i ka ngrënë pas shpinës së Ramës, por me të.”
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb