Zonja dhe zotërinj!
Ju prezantoj me familjen më të pasur dhe më të bukur në Novoselë!
Pamja më e bukur që mund të shikoja!
Një familje normale, me halle, ama plotë me dashuri.
Fëmija, edhe pse mes shiut, e lagur qullë, qesh dhe ledhaton delen, i fal dashuri kafshës që ushqen familjen.
Se në fund kështu janë familjet e vërteta shqiptare, plot halle ama bashkë dhe plotë dashuri.
Ps: i kërkoj falje familjes që po e publikoj fëmijën me fytyrë pa lejen e tyre, por nuk rezistova dot. Shikoni more sa fëmijë i bukur.
(Feed generated with FetchRSS)