Jokiç “kërcënon” një rekord/ Me 9 tripple-double deri tani mund të ketë nivel të ri në sezon
schedule12:46 – 20 Nëntor, 2025
Duket sikur ndonjë robot po luan në vend të tij. Nikola Jokiç vazhdon të realizoi tripëll dabëll pas tripëll dabëlli, dhe ja ku e bëri përsëri. Denver fitoi në Nju Orlins ndaj Pelikanëve vendas me shifrat 125-118, dhe kapiteni ishte edhe një herë vendimtar.
Shënoi 28 pikë, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 12 asiste. E gjitha kjo në vetëm 34 minuta, ndonëse u tregua shpesh i pakujdesshëm dhe e humbi topin 9 herë. Gjithsesi, kjo u harrua nga fitorja dhe kontributi i tij në parket.
Jokiç ka 9 tripëll dabëlla këtë sezon në vetëm 15 ndeshje. Nëntori ka qenë i shkëlqyer me 5 të tillë në 9 sfida, ndërsa ai i ka të gjitha mundësitë të vendosë një rekord të ri në sezon.
Për momentin, këtë sezon e mban Rasëll Uesbruk që arriti 42 tripëll dabëlla në një edicion prej 82 duelesh. Ylli serb mund të thuhet se ia del nëse mban këtë ritëm, madje mund ta kalojë ndjeshëm standardin e vendosur nga Uestbruk.
Jokiç jo vetëm që ka mesatare tripëll dabëlli këtë sezon me 29.1 pikë, 13.2 topa në tabela e 11.1 asiste për ndeshje, por edhe ka një saktësi tepër të madhe.
Ai realizon mbi 64 për qind të gjuajtjeve nga loja. Padyshim që do ta pretendojë sërish çmimin e Lojtarit më të mirë të sezonit të rregullt, ndërsa Denveri I ka shprehur hapur aspiratat për titull, duke qenë në vend të dytë në Konferencën Perëndimore me 11 fitore e 3 humbje, lënë pas vetëm nga kampionia Oklahoma./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!