Rekordi i kampionëve të Europës/ Spanja arrin Italinë me 31 ndeshje radhazi pas asnjë humbje
schedule12:45 – 20 Nëntor, 2025
Lavdet për ta kanë qenë të shumta. Spanja jo më kot është kampione në fuqi e Europës, dhe fituese e finaliste e Ligës së Kombeve, dhe tashmë “Furitë e Kuqe” kanë barazuar një rekord të madh.
Të drejtuar nga trajneri Luis de la Fuente, iberikët arritën në 31 ndeshje radhazi pa humbje, duke qenë rekordi I një kombëtareje që ka fituar Kupën e Botës.
Spanjollët kanë barazuar rekordin e Italisë së Roberto Mançinit, që ia doli në vitet 2018-2021, ndërsa për vete e ka bërë dy herë, dhe padyshim që vitin e ardhshëm do të vendosë një rekord të ri.
“Furitë e Kuqe” e kanë bërë për herë të parë në vitet 2009-2013, ndërsa tani janë në seri pozitive që nga 2023 e në vazhdim.
Me De la Fuenten kampionët e Europës kanë 25 fitore e 6 barazime. Ndër skuadrat e tjera kampione të botës, Spanja ka kaluar Francën me 27 ndeshje pa humbur, gjë që e ka bërë dy herë dhe Argjentina me 26 sfida pa disfata, që gjithashtu është realizuar dy herë.
Në Botërorin e ardhshëm në Amerikën e Veriut, ndoshta spanjollët do të kenë mundësi të ndeshen me këta rivalë të mëdhenj.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

